Redjan Rraja në burg, Kejvina Kthella shfaqet në krahët e një mashkulli tjetër

Mediale Vip

Redjan Rraja në burg, Kejvina Kthella shfaqet në krahët e një mashkulli tjetër

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:37
Kejvina Khtella dhe Adnan Djinoviç

Kejvina Kthella është shkëputur përkohësisht nga ekrani dhe mesa duket i është kthyer modelingut.

Kejvina ka pozuar përballë aparatit të fotografit të njohur, Fadil Berishës, përkrah një tjetër modeli. Ai është Adnan Djinoviç, i cili ka lindur në Francë por është me origjinë shqiptare.

Kujtojmë që pas arrestimit të Redjan Rrajës, modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të. Shkak për këtë shoqërim ishte bërë deklarata e Rajës para hetuesve, ku tha se nuk ka patur gisht në aten tatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij.

Image

Grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku iu sekuestrua telefoni, makina dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat