Rrëfimi i Jessica Simpson: E kuptova se duhej ta lija alkoolin kur nuk mund t’i vishja as fëmijët

Mediale Vip

Rrëfimi i Jessica Simpson: E kuptova se duhej ta lija alkoolin kur nuk mund t’i vishja as fëmijët

Më: 26 janar 2020 Në ora: 06:53
Jessica Simpson

Jessica Simpson ka vendosur ta rrëfejë tregimin e saj jetësor në librin e kujtimeve që mban titullin “Open Book” (“Libri i hapur”).

Këngëtarja, aktorja dhe dizajnerja, mes tjerash, në librin e saj ka pranuar se e ka tepruar me alkoolin, aq sa nuk ka mundur t’i veshë fëmijët e saj e as veten – transmeton Fox News.

Ajo ka treguar se në një prej ditëve të saj, kishte filluar të pinte që në 7:30 të mëngjesit, ndërsa më vonë, bashkëshorti Eric Johnson i kishte kërkuar t’i ndihmonte që t’i vishnin.

“Ndjehesha e turpëruar që më shihnin në atë gjendje. Më vjen turp të pranoj se nuk e mbaj mend se kush i ka veshur me kostume (për natën e shtrigave)”, ka rrëfyer Simpson.

Për më shumë, pas alkoolit, 39-vjeçarja pinte qetësues që ta tejkalonte ankthin me të cilin përballej, prandaj flinte me orë të tëra. Mirëpo, pas ndodhive të këtilla e kishte kuptuar se mënyra e saj e jetesës nuk është e shëndetshme dhe kishte kërkuar ndihmë.

“Më duhet ta ndërpres. Diçka duhet ndalur. Nëse alkooli e bën gjithë këtë dhe i përkeqëson gjërat, atëherë do ta lë”, ishte vendimi i saj në kohën kur nisi të shkonte në terapi.

Gjatë periudhës së vështirë e ka pasur gjithë mbështetjen e familjes, ndërsa tash qetësinë e gjen në jetën familjare dhe është shumë më e plotësuar prej se e ka lënë alkoolin.

Jessica është në lidhje me Eric që nga viti 2010, ndërsa janë martuar në vitin 2014 dhe kanë tre fëmijë bashkë, dy vajza dhe një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat