Robert Berisha befason me deklaratën e fundit për Nora Istrefin

Mediale Vip

Robert Berisha befason me deklaratën e fundit për Nora Istrefin

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:55
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Çifti Nora dhe Robert u ndanë por raportet vazhdojnë t’i kenë të mira.

Pavarësisht ndarjes së tyre muaj më parë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, janë ndër yjet më të përfolur në faqet rozë.

Dhe tani në fund, dyshja e njohur u komentuan mjaft shumë edhe për pushimet që kaluan së bashku në Bullgari, duke aluduar kështu në një ribashkim të tyre.

I ftuar në Prive, Berisha tregon të vërtetën e gjithë kësaj dhe raportin që aktualisht ka me ish-partneren e tij.

“Jemi qysh jemi momentalisht nuk i dihet jetës, qysh vijnë punët tona, ia kisha preferu çdo çiftit pa marrë parasysh ndarjes që kanë duhet me mbet shokë edhe më pas se gjysmën e jetës e keni kaluar me atë njeri”.

“Nuk e bëj as për famë as për kurgjo. Në pushim shkoj me Norën, vajzën, anëtarët e tjerë të familjes. Ne gjithmonë kemi me mbet familje. Dy veshka i kam, një Norës një Renees. Këto i kanë prej meje”.

Për raportet e mira që ruajnë me njëri-tjetrin, Nora dhe Roberti janë shembull për prindërit tjerë pasi kjo është vetëm për vajzën e tyre, Renee.

Ndërkaq, të njëjtit po vazhdojnë të jenë të angazhuar në karrierë kur artisti Berisha gjatë këtij viti pritet të sjellë album të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat