Ermal Mamaqi tregon si u ribashkuan SHBLSH-at dhe si e refuzoi Gent Zenelaj për filmin “I Love Tropoja”

Mediale Vip

Ermal Mamaqi tregon si u ribashkuan SHBLSH-at dhe si e refuzoi Gent Zenelaj për filmin “I Love Tropoja”

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:07
SHBLSH, Ermal Mamaqi

Këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit”, ka qenë i ftuar Ermal Mamaqi, ku përveçse ka folur për filmin e tij “I Love Tropoja”, ai është pyetur edhe për rikthimin e SHBLSH-ave. Gjithashtu ai shprehet edhe shumë i lumtur për pajtimin e Julit dhe Gentit .

Rudina Dembacaj: Përse u rikthyen ShBLSH-at për natën e Vitit të Ri? 

Ermal Mamaqi: Tani është një gjë shumë e mirë që Juli me Genti flasin përsëri me njëri - tjetrin . 

Rudina Dembacaj: U gëzuam të gjithë.

Ermal Mamaqi: Ishte një surprizë shumë e bukur për natën e Vitit të Ri dhe që ne të tre dolëm së bashku në skenë, ishte një ftesë nga djemtë dhe padyshim që e pranova me shumë kënaqësi .

Rudina Dembacaj: Nga djemtë apo nga Turi? 

Ermal Mamaqi: Po djalë është dhe Turi , ky bashkim do më kishte shërbyer më shumë nëse do ndodhte në filmin “I love Tropoja”,  pasi ja propozova djemëve, por Genti nuk pranoi ngaqë nuk ishte momenti.

Siç duket Turjan Hyska paska bërë të pamundurën për t’i rikthyer djemtë në skenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat