Robert Berisha bën thirrje që të bëhen sa më shumë shtëpi publike në Kosovë

Mediale Vip

Robert Berisha bën thirrje që të bëhen sa më shumë shtëpi publike në Kosovë

Më: 26 janar 2020 Në ora: 19:35
Robert Berisha

Robert Berisha njihet tash e një kohë në skenën muzikore shqiptare edhe si këngëtarë, pasi që me muzikën ishte marrë prej shumë vitesh.

Ai përpos muzikës, është një personazh mjaft i lakuar nga mediat rozë edhe për shkak të jetës së tij private dhe intervistave të drejtpërdrejta që vazhdimisht i jep për mediat në Kosovë.

Në intervistën e fundit të realizuar nga Prive ai ka folur edhe për një temë mjaft tabu në shoqërinë shqiptare, atë të hapjes së shtëpive publike.  

“Për shtëpi publike, a jemi na mat meqem se gjermant, zvicrrant, holandezt apo vende tjera të Europës, ka dhunime çdo ditë, çikën e vllahut, çikën e motrës, magaricës i hyp, ski toalet publik në Prishtinë e po don me çelë shtëpi publike, këto jane probleme që kumedit kur kanë me u rregullu këtu, ma mirë me pas shtëpi publike ata që kanë nevojë shkojnë aty me pare të veta, se me pas dashnore janë harxhimet ma të mdhaja, shtëpi publike shum ma lirë ju kushton ”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Ndërsa sa i përket zërave që Roberti tanimë ka një dashnore pas ndarjes nga Nora Istrefi, ai ka thënë: “Për momentin dashnore nuk kam, jam aq i zënë me punë…Nëse nesër, pasnesër e bëj një, ishalla kena me ja çu mirë. Ata që kanë dashnore dhe kanë gratë e tyre…se në këtë rast gratë mund të më marrin inat, “kqyre pisi çfarë foli”, po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat