Brad Pitt dhe Jennifer Aniston nuk janë ribashkuar

Mediale Vip

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston nuk janë ribashkuar

Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:15
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston nuk e kanë rinisur romancën ndërmjet tyre, ka thënë një burim pranë ish-çiftit.

Dy yjet hollivudiane kanë qenë të martuar gjatë viteve 2000 – 2005, ndërsa së fundmi është spekuluar se kishin zhvilluar një sërë takimesh të fshehta.

Sipas thashethemeve, 56-vjeçari dhe 50-vjeçarja e kishin rinisur lidhjen para pjesëmarrjes në Screen Actors Guild Awards në javën e kaluar, ku bënë edh enjë përshëndetje publike.

Megjithatë, siç transmeton MailOnline, një burim pranë tyre i ka hedhur poshtë thashethemet duke deklaruar: “Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë rreth kësaj”.

Në edicionin e sivjetme të SAG Awards dy aktorët bënë përshëndetjen e parë publiku që nga ndarja e tyre në vitin 2005, kur Pitt ishte lidhur me Angelina Jolie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat