Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë – vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident

Mediale Vip

Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë – vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident

Më: 27 janar 2020 Në ora: 00:20
Kobe Bryant dhe gruaja e tij

Kobe Bryant kishte katër vajza me bashkëshorten e tij, Vanessa Bryant. Vajza e tyre më e vogël, Capri, lindi në vitin 2019, ndërsa më e madhja, Natalia, mbushi 17 vjet, një javë para vdekjes së babait të saj.

Legjenda e basketbollit u takua me gruan e tij në vitin 1999. Asokohe, ai ishte 21 vjeçare, ndërsa ajo 17 vjeçare. Vetëm gjashtë muaj pas takimit të tyre të parë, i kishte propozuar martesë duke mos nënshkruar kontratë paramartesore.

Para martesës, bashkëshortja e tij quhej Vanessa Laine, ndërsa ka origjinë gjysmë irlandeze dhe gjysmë meksikane. Çifti u martua në vitin 2011. Dhjetë vite më pas (2011) aplikuan për shkurorëzim, mirëpo i rregulluan marrëdhëniet mes tyre dhe në vitin 2013 njoftuan se kishin vendosur të qëndronin bashkë. Ata ishin të martuar kur Kobe ndërroi jetë.

Në vitin 2019, Bryant njoftoi se do të bëhej sërish baba, ndërsa më pas i lindi vajza e tij e katërt, Capri Kobe. Vajzat tjera janë: Natalia Diamante, Gianna Maria-Onore dhe Bianka Bella. Vajza më e madhe lindi në vitin 2003, ndërsa dy vite më pas Vanessa pati një abort. Në maj të vitit 2006, erdhi në jetë vajza e tyre e dytë, Gianna.

Vajza e tretë e çiftit, Bianka, lindi në vitin 2016, ndërsa fëmija i tyre i katërt, vajza e tyre e vogël, Capri, lindi në qershor të vitit 2019.

Vajza e Bryant, Gianna, e njohur si Gigi, kishte treguar talentin e babait që në fëmijëri. Kobe ishte rregullisht i pranishëm në ndeshjet e saja të basketbollit për ta motivuar për një karrierë në basketboll.

Mirëpo, mëngjesin e të dielës, ajo dhe babai i saj udhëtonin me helikopter për një ndeshje stërvitore basketbolli, kur helikopteri u rrëzua dhe ata e humbën jetën.

Kobe ishte i përkushtuar ndaj familjes së tij

Bryant gjatë gjithë kohës shpërndante fotografi të familjes së tij dhe u thurte atyre lëvdata. Nuk mungonin edhe imazhet kur Vanessa ishte shtatzënë dhe ata ishin në pritje të fëmijës.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë mëngjesin e të dielës kur helikopteri i tij u rrëzua, ndërsa bashkë me të u konfirmuan edhe katër të tjerë të vdekur. Në mesin e tyre ishte vajza 13 vjeçare, Gianna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat