Alicia Keys kujton Kobe Bryantin me këngë të fuqishme në hapje të “Grammyt”

Mediale Vip

Alicia Keys kujton Kobe Bryantin me këngë të fuqishme në hapje të “Grammyt”

Më: 27 janar 2020 Në ora: 08:55
Ilustrim

Alicia Keys hapi mbrëmë “Grammyn” në kujtim të Kobe Bryant.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy”, shkuan CNN.

Në hapje të kësaj ngjarje të madhe amerikane është kujtuar basketbollisti i ndjerë Kobe Bryant.

Ishte Alicia Keys ajo e cila e hapi ceremoninë me disa këngë të fuqishme të cilat i këndoi për nder të yllit të basketbollit.

“Ne të gjithë jemi tmerrësisht të trishtuar tani. Sot, Los Angeles, Amerika dhe e gjithë bota humbi një hero. Jemi duke qëndruar këtu me zemër të thyer në shtëpinë që e ndërtoi Kobe Bryant”, u shpreh Keys.

Pasi tha disa fjalë ajo nisi të këndojë “It’s So Hard to Say Goodbye to Yesterday” nga Boys II Men.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat