Valdrin Sahiti stiloi fustanin e Beyonce, Elvana zbulon prapaskenat: “Ka tre vite që mbretëresha…"

Mediale Vip

Valdrin Sahiti stiloi fustanin e Beyonce, Elvana zbulon prapaskenat: “Ka tre vite që mbretëresha…"

Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:34
Valdrin Sahiti, Beyonce dhe Elvana

Në media u bë e ditur me shpejtësi se stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, i ka stiluar një fustan këngëtares me famë botërore, Beyonce.

Këtë fustan Beyonce e veshi në festën gala që u mbajt të shtunën në Beverly Hills në Kaliforni para çmimeve Grammy.

Fustani ishte i kuq me një dekolte të hapur dhe Beyonce shkëlqeu me këtë fustan të dizenjuar nga Sahiti.

Së fundmi, pas këtij triumfi të stilistit shqiptar, ka reaguar shoqja e tij e ngushtë, Elvana Gjata. Ajo ka publikuar një foto të këngëtares e veshur me këtë fustan, ndërsa ka treguar prapaskenat e bashkëpunimit të Sahitit me Beyonce.

“Kat re vjet që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot…më në fund Beyonce shkëlqen me ty”, ka shkruar Elvana.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat