Zbuloni detajin simbolik të Alketa Vejsiut, mbi biçikletë!

Mediale Vip

Zbuloni detajin simbolik të Alketa Vejsiut, mbi biçikletë!

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:40
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu shfaqet e veshur me një kostum të kuq të kombinuar me atlete në po të njëjtën ngjyrë.

Përpos edhe xhaketës që i zbulon supet, bie në sy edhe një tjetër detaj në një nga fotot e moderatores.

Alketa jo rastësisht pozon e ulur në një monopat, një biçikletë e modernizuar. Ndonëse ngjan si një zgjedhje rastësore për të krijuar një “përplasje” mes të kuqes dhe të verdhës së fortë, në fakt detaji duket se është vendosur me një nënkuptim.

“Biçikleta të jep kujtimin e hershëm kur merrje intervista,” i shkruan një ndjekëse. “Ekzakt,” ia kthen moderatorja, e lumtur që ajo zbërtheu simbolin, në një set fotografik të realizuar nga fotografi shqiptar Eugenio Qose.

“Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14-vjeçare, kur punoja në një radio private. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës për të ndjekur ëndrrën time. Edhe në ditët kur vendi u prek nga lufta civile, unë shkoja në radio mes plumbave në ‘binin rrebesh’ nga çdo cep i qytetit."

Në Instagram, moderatorja shtoi edhe:

“Po mendoja tani për mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali, që kanë bërë sakrifica dhe jetojnë me dinjitet në një vend të huaj, që mund të ndihen krenarë për atë që përfaqësojnë, që blejnë revistat dhe lexojnë për Shqipërinë[…].”

Përsa i përket titullit në “Gente” – Chiara Ferragni e Shqipërisë – Alketa theksoi se “e kanë vendosur mediat” dhe ajo “e merr si kompliment sepse Ferragni është një fenomen”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat