Hailey Baldwin vajzë me rregulla, i mori “leje” prindërve para se te martohej me Bieber

Mediale Vip

Hailey Baldwin vajzë me rregulla, i mori “leje” prindërve para se te martohej me Bieber

Më: 28 janar 2020 Në ora: 20:40
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber

Duket sikur nuk ka kaluar shumë kohë që nga dita që Hailey Baldwin dhe Justin Bieber u martuan në një ceremoni të bukur fetare në Karolinën e Jugut në shtatorin e vitit të shkuar.

Në ceremoninë e martesës morën pjesë shumë miq të tyre celebritete, fustani i Hailey-t ishte shumë i bukur dhe në thelb dukej sikur e gjitha kjo ishte një ëndërr e realizuar. Por, përpara se Hailey të ecte në altar asaj i duhej të sigurohej paraprakisht. 

Kështu në episodin e radhës së dokumentarit të Justin Bieber në You Tube, Hailey foli shume hapur duke zbuluar se pasi gjerat mes saj dhe Justin u ndezën në vitin 2016, ajo kishte shumë nevojë për tu siguruar nëse zgjedhja që ajo po bënte ishte e duhura.

Atëherë çfarë bëri Hailey? Shumë thjesht, bisedoi me prindërit e saj për tu këshilluar dhe në një farë mënyrë për të marrë miratimin e tyre për hapin e rëndësishëm që ajo do të ndërmerrte duke u martuar me Justin Bieber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat