Kobe Bryant kishte marrëveshje me gruan e tij, Vanessan për të mos fluturuar bashkë në një helikopter

Mediale Vip

Kobe Bryant kishte marrëveshje me gruan e tij, Vanessan për të mos fluturuar bashkë në një helikopter

Më: 29 janar 2020 Në ora: 08:29
Kobe Bryant dhe Vanessa Bryant

Kobe Bryant ishte i njohur për preferencat e tij për të udhëtuar me helikopter rreth Kalifornisë Jugore – por ai dhe gruaja e tij kishin bërë një marrëveshje të mos fluturonin asnjëherë së bashku.

Në një intervistë të dhënë për “The Corp” në vitin 2018, Bryant shpjegoi se ai zgjodhi të udhëtonte me helikopter gjatë ditëve të tij të lojës me LA në mënyrë që të maksimizonte kohën me gruan dhe vajzat e tij.

“Trafiku filloi të bëhej vërtet, me të vërtetë i keq”, tha legjenda e Lakers. “Më është dashur të gjeja një mënyrë ku unë akoma mund të stërvitesha dhe të përqëndrohesha në punën time, por edhe të kem kohë për familjen”.

“Kështu unë shikova helikopterët, të jem në gjendje të zbres dhe të kthehem në 15 minuta, dhe që nga aty filloi”.

Ajo kohë e çmuar e familjes përfshinte udhëtime të shpeshta në Disneyland, siç u përkujtua në një postim të nëntorit në Instagram duke festuar përvjetorin e tij të 20-të me bashkëshorten, Vanessan.

“Në këtë ditë, 20 vite më parë unë takova shoqen më të mirë, mbretëreshën time”. “Kam vendosur të udhëtoj me të për në Disneyland të festojmë në stilin e vjetër”, kishte shkruar Bryant krahas fotografisë së tij me gruan.

Kobe bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, ndërruan jetë të dielën në mëngjes në bjeshkët e Los Angeles si pasojë e përplasjes së helikopterit të tij, brenda të cilit ishin edhe shtatë persona të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat