A është ai një sharlatan arti? Ermal Mamaqi reagon ndaj aktorit Alfred Trebicka

Mediale Vip

A është ai një sharlatan arti? Ermal Mamaqi reagon ndaj aktorit Alfred Trebicka

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 06:28
Ermal Mamaqi

Producenti dhe aktori Ermal Mamaqi i është përgjigjur aktorit Alfred Trebicka pas kritikave të ashpra që ai bëri ndaj dy filmave komedi “I Love Tropoja” dhe “Falco”, ndonëse nuk i përmendi me emra.

Trebicka i quajti si “sharlatanë të artit” Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun, pa lidhje me filmin. Por Mamaqi tha sot në emisionin “Java”, se Trebicka nuk e ka parë filmin, ndaj nuk mundet të gjykojë.

Mamaqi u ndal tek një frazë që aktori për të cilin tha se është edhe profesor, përveç se tha se janë sharlatanë, u përgjigj kur u pyet nëse e ka parë filmin: Jo.

“Domethënë kjo bie se si mund të komentosh, gjykosh kur nuk ke parë filmin. Në datën 4 shkurt do të jemi në Tropojë, nëse do të ishte e vërtetë si do mund të shkonim në Tropojë”, u shpreh Ermal Mamaqi.

Trebicka i pyetur rreth realizimeve të fundit në kinematografi, lëshoi akuza të rënda ndaj produksioneve të fundit, duke  i cilësuar ato vepra marketingu për të gjeneruar para, por pa lidhje me artin. Ai tha se Mamaqi dhe Kallaku janë edhe producentë, edhe aktorë, edhe skenaristë, edhe kompozitorë në filmat e tyre, por në të vërtetë ata nuk janë as artistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat