Ledri Vula dhe Sara Hoxha zyrtarizojnë lidhjen

Mediale Vip

Ledri Vula dhe Sara Hoxha zyrtarizojnë lidhjen

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 06:48
Ledri Vula, Sara Hoxha

Ledri Vula dhe bukuroshja 27-vjeçare, Sara Hoxha janë prej kohësh në një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë fakt. Edhe pse ata janë shpesh pjesë e mediave rozë, çifti ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj çështjeje. Mirëpo, në botën e showbiz-it sekretet nuk mund të mbahen për shumë gjatë. Tek-tuk kanë qarkulluar foto dhe video të Ledrit dhe Sarës, ku duken gjithmonë shumë të dashuruar.

Së fundmi, Panorama Plus ka bërë të ditur se çifti ka hedhur edhe një hap në lidhjen e tyre dhe e ka zyrtarizuar atë.

Tani që janë prezantuar me familjet respektive, ne mezi presim që Ledri dhe Sara ta pranojnë lidhjen publikisht dhe të shfaqen pa asnjë problem si çift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat