Lori Hoxha shfaq pamjet brenda apartamentit luksoz

Mediale Vip

Lori Hoxha shfaq pamjet brenda apartamentit luksoz

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 14:08
Lori Hoxha

Lori Hoxha njihet për jetën e saj mes luksit dhe udhëtimeve të shumta. Por, trashëgimtarja e Top Channel mbetet e rezervuar në jetën e saj private. Ajo rrallë herë shfaq ambiente nga shtëpia e saj. Kësaj radhe, bloggerja ka vendosur të ndajë me ndjekësit pamjet e një pjese nga apartamenti i saj luksoz.

Në sy bie garderoba e saj, që duket si nëpër filmat hollivudianë, e vendosur në një kënd të posaçëm. Plot detaje dhe veshje të shtrenjta, Lori Hoxha ka pozuar seksi me një fustan mëndafsh në ngjyrë vishnje. Më tej, ajo ka treguar dhe pamje nga tualeti i saj, që duket sikur të ishte një dhomë më vete.

Trashëgimtarja e Top Medias jeton pjesën më të madhe të kohës në Mbretëri të Bashkuar. Ajo ndan shpesh foto nga udhëtimet e saj, në destinacionet më luksoze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat