Kim Kardashian mendon se i biri është rimishërimi i babait të saj dhe ka prova

Mediale Vip

Kim Kardashian mendon se i biri është rimishërimi i babait të saj dhe ka prova

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 20:43
Kim Kardashian

Kim Kardashian mendon se djali i saj i vogël, Psalm është rimishërimi i babait të saj, Robert Kardashian. Fillimisht Kim-it këtë ia tha një fallxhore në Bali, kur askush nuk e dinte që ajo dhe Kanye ishin në pritje të një fëmije.

“Ishim në Bali dhe një grua m’u afrua dhe tha se unë do të bëhesha edhe me një djalë, i cilli do të ishte rimishërimi i tim eti. Ajo nuk ia kishte idenë. Askush nuk e dinte. Askush nga njerëzit e mi të afërt nuk e dinte se një surrogate ishte shtatzënë me djalin tim”, -ka treguar Kim për E!News. Ndërkohë kjo histori u tregua edhe në një nga episodet e Keeping Up With The Kardashians.

Po ashtu, ajo tregoi edhe një tjetër histori, kur Psalm ishte në një baby shower me dadon e tij.

“Ajo [dadoja] e mori me vete në një baby shower dhe një grua iu afrua dhe e pyeti nëse ishte i biri. Kur ajo i tha jo, gruaja i tha ‘të lutem, thuaji të ëmës që ky është një anëtar familjeje i rimishëruar’,” –rrëfeu Kim.

“Njerëz të shumtë që nuk ia kishin idenë që ajo ishte dadoja e fëmijës sim, i kanë thënë se ai është një anëtar familjeje i rimishëruar. Prandaj, familja ime mendon se është im atë dhe kjo është shumë emocionuese, pasi e ndjejmë pranë. Psalm është mëngjarash, si im atë. Janë shumë gjëra... Nuk e di nëse besoj në rimishërim, por dua ta besoj”, -është shprehur Kim.

S’dimë ç’të themi tani!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat