“Regjisorët të maten mirë me pagesën tani e tutje”, Arjola tregon sa e ka paguar Ermal Mamaqi

Mediale Vip

“Regjisorët të maten mirë me pagesën tani e tutje”, Arjola tregon sa e ka paguar Ermal Mamaqi

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 21:47
Arjola Demiri/ Ermal Mamaqi

Premiera e filmit “I Love Tropoja” është mbajtur edhe në Kosovë. Në të morën pjesë edhe disa nga aktorët e filmit, ndër to edhe aktorja kryesore Arjola Demiri.

Në një intervistë për “Mirge” ajo tregon se u befasua shumë që Ermal Mamaqi e zgjidhi atë si aktoren kryesore.

Madje ajo shprehet se është paguar shumë mirë në filmin “I Love Tropoja” dhe tani regjisorët e tjerë të maten mirë para se t’i ofrojnë role.

"Me pagesën që ka bërë Ermali, të maten mirë regjisorët. Se bëj shaka, projektet e mira do t'i pranoja, por që është rritur çmimi shumë", tha Arjola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat