18 vite me vonesë, Eminem "shokon" audiencën e Oscar

Mediale Vip

18 vite me vonesë, Eminem "shokon" audiencën e Oscar

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:09
Eminem

Pas plotë 18 vitesh ylli i repit Eminem u ngjit në skenën e Oscar me një performancë surprizë që duket se i la të gjithë pa fjalë.

Askush nuk mund t'ja merrte mendja se ai do të rikthehej duke kënduar këngën "Lose Yourself" nga filmi "8 mile".

Me këtë këngë ai fitoi çmimin "Best original song" në vitin 2003 por ai nuk ishte i pranishëm atje për të performuar.

Ndaj kjo e ka bërë ata paksa shokuese, aq sa të shfaqej dhe në fytyrat e aktorëve dhe të gjithë të ftuarve të tjerë.

Duket se të gjithë ishin të habitur se përse ai zgjodhi pikërisht këtë këngë nga qindra të tjera në repertorin e tij.

Por papritur Eminem arriti t'i ndezë të gjithë duke i bërë që ata të këndojnë sëbashku me reperin.

Shumë reagime ka patur dhe në rrjet nga fansat të cilët janë shprehur të habitur dhe të emocionuar në të njëjtën kohë.

Të gjithë ngritën të njëjtën pyetje. Pse zgjodhi këtë moment për të kënduar "Lose Yourself"?

Vetë artisti iu përgjigj nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan: Shikoni, nëse do të kishit një mundësi tjetër… Faleminderit që më ftuat në Oscar. Më falni që mu deshën 18 vite për tu ngjitur në atë skenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat