Miriam Cani shijon çdo moment pranë vajzës së saj

Mediale Vip

Miriam Cani shijon çdo moment pranë vajzës së saj

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 17:00
Miriam Cani pranë vajzës së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, njëherit bashkëshortja e këngëtarit Alban Skenderaj, Miriam Cani, njihet si një këngëtare me një zë të veçantë.

Ajo karrierën muzikore e kishte filluar në moshë të re, derisa në vitin 2003, Miriam Cani fitoi në spektaklin e muzikës Popstars, në Gjermani, në mesin e dhjetra mijëra aplikantëve.

Tash e një kohë ajo është e martuar me këngëtarin e njohur Alban Skenderaj dhe janë një nga çiftet më simpatike dhe më të dashura nga publiku.

Ata së fundmi u bënë prindër për herë të dytë, duke u gëzuar edhe me një djalë.

Në këtë rast vajza e tyre Amelia tanimë u bë me vëlla.

Së fundmi, Miriami ka publikuar një fotografi ku shihet me vajzën Amilinë, duke shijuar çdo moment së bashku me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat