Arrestohet babai i aktores së njohur pasi ushtroi dhunë në familje

Mediale Vip

Arrestohet babai i aktores së njohur pasi ushtroi dhunë në familje

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:48
Lindsay, Michaeli Lohan

Babai i aktores së njohur me famë botërore, Lindsay Lohan është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas një raporti policor të publikuar nga e përditshmja, “Dailymail”, ai është arrestuar nga policia me akuzën se ka ushtruar dhunë në familje.

Ish-gruaja e Michaelit, Kate Major, e ka akuzuar atë duke pretenduar se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj.

Major, e cila bëri kërkesën për ndarje nga Lohan pas një viti martesë në 2015-ën, deklaroi se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Sipas saj, Lohan i kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston.

Policët janë parë duke e marrë babin e aktores në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

Ndërkohë, Lindsay ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat