Një divorc në familjen mbretërore britanike, fajin e ka Meghan??

Mediale Vip

Një divorc në familjen mbretërore britanike, fajin e ka Meghan??

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 21:01
Peter Philips, Autumn Kelly, Harry

Nipi i preferuar i mbretëreshës Elisabetë, Peter Philips dhe bashkëshortja e tij Autumn Kelly i kanë dhënë fund martesës së tyre 12-vjeçare, dhe për monarken, kjo ishte goditja e radhës. Nuk ka shumë që Harry dhe Meghan hodhën hapin e pazakontë të shkëputjes nga familja mbretërore, dhe tani Peter, djali i Princeshës Anne, ndahet nga e shoqja.

Ai dhe Autumn janë prindër të dy vajzave, Savanah 9 vjeçe dhe Isla, 7. Por nga erdhi kjo kërkesë e papritur për divorc, e cila sipas raporteve në media, e ka shkatërruar fare Peterin.

Miqtë thonë se ai mendonte që kishte një martesë të lumtur, por tani është i shokuar. Burime për the Sun thonë se shkak i këtij vendimi të papritur të Autumn, mund të jetë bërë largimi i Meghan dhe Harryt në Kanada. Autumn është me origjinë kanadeze, por u detyrua ta linte vendin e saj kur u njoh me Peterin. Mbase ajo ka gjetur kurajon nga largimii Meghanit për t`iu larguar rregullave dhe protokolleve mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat