Brikena Asa thotë ‘Stë kam harru’ në projektin e ri

Mediale Vip

Brikena Asa thotë ‘Stë kam harru’ në projektin e ri

Nga: Maksim Gjokaj Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Brikena Asa

Brikena Asa një emër i cili po lakohet shumë kohët e fundit në artin shqiptarë. Këngëtarja e cila pas studimeve të mbaruara në Akademi punoi mbi projekte të ndryshme dhe po bëhet sa më shpesh pjesë e ekraneve tona si dhe pjesë e playlistave të shqiptarëve.

Këngëtarja pas një bashkëpunimi me këngëtarin STINE po vjen fuqishëm pranë mediave tona me projektet e saja vetëm si dhe me bashkëpunime me emra të cilët janë të njohur dhe do zbulohen me kalimin e kohës projekt pas projekti të cilët do publikohen nga këngëtarja. 

Si rrallë herë tregut tonë i bashkohet një vokal shumë i dashur dhe i ngrohtë për secilin nga ne dhe që në fillime Brikena ka ngrohur zemrat e shqiptarëve me këngët e saj si dhe ka fituar simpatinë e tyre. Njohja e kësaj këngëtare ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë dhe është e njohur dhe në vende ku jetojnë shqiptarë dhe jo vetëm. Koncertet që këngëtarja ka zhvilluar në Gjermani e kanë provuar më së miri këtë.

Brikena Asa vjen me 5 projekte të reja të cilat do bëhen publike cdo muaj për në kohët në vijim. Ju ftojmë të ndiqni në rrjetet e saja sociale si dhe në youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat