Frikë për Maria Grazia Cucinotta, përfundon në spital pak para spektaklit

Mediale Vip

Frikë për Maria Grazia Cucinotta, përfundon në spital pak para spektaklit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:13
Maria Grazia Cucinotta

Ndjehet keq pak para spektaklit! Aktorja italiane Maria Grazia Cucinotta u dërgua në spitalin San Leonardo të Castellammare, këtë të martë.

Ajo ishte në dhomat e teatrit Supercinema për spektaklin “Le Figlie di Eva”, ku interpreton bashkë me Vittoria Belvedere dhe Michela Andreozzi, kur u ndje keq.

Komedia pritej të shfaqej mbrëmjen e djeshme, por u anulua, pasi Cucinotta shfaqi probleme shëndetësore, të cilat kishin nisur edhe para se të vinte në teatër, por erdhën duke u shtuar.

Mjekët e ndihmës së shpejtë i dhanë ndihmën e parë, për shkak se aktorja manifestoi dhimbje të forta barku.

Ndërkohë shfaqja e parashikuar për mbrëmjen e së martës, u shty për një datë të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat