Pamela Anderson lihet me një sms nga burri: I pagova 200 mijë dollarë borxhe

Mediale Vip

Pamela Anderson lihet me një sms nga burri: I pagova 200 mijë dollarë borxhe

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:02
Jon Peters dhe Pamela Anderson

Dashuria pasionante zgjati vetëm 12 ditë dhe martesës mes producentit Jon Peters dhe aktores Pamela Anderson, i erdhi fundi.

74-vjeçari e la Pamelën me një sms. Ndërkohë në një intervistë për revistën ‘Page Six”, ai tregoi edhe arsyen e ndarjes, “I lashë gjithçka Pam. Kishte 200 mijë dollarë borxhe dhe ia pagova. Nuk ka gjë më të keqe se një plak budalla”.

Nga ana tjetër, Peters deklaroi se kishte qenë gjithmonë i dashuruar me Pamelën.

Ata kanë qenë miq prej 35 vitesh dhe në 20 janar, u martuan në fshehtësi në Malibu, për tu ndarë 12 ditë më vonë.

Ndërkohë në mesazhin drejtuar aktores, Peters shkruante, “E dashur Pamela, nëntë ditët e fundit ishin një histori dashurie e mrekullueshme, por kjo martesë e bërë me avokatë dhe borxhe më ka trembur. Kuptova se në moshën 74-vjeçare, kam nevojë për një jetë të qetë dhe jo për një dashuri kopertinash. Mendoj se gjëra më e mirë që mund të bëj është të largohem disa ditë. Ndoshta edhe për ty do të ishte më mirë të ktheheshe në Kanada. Besoj se të dy kemi nevojë për të ecur në rrugë të ndara. Shpresoj që ti të më falësh”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat