Çfarë tha në Sanremo për Festivalin e RTSH-së? Alketa Vejsiu sqaron deklaratën dhe mbyll gojët e liga!

Mediale Vip

Çfarë tha në Sanremo për Festivalin e RTSH-së? Alketa Vejsiu sqaron deklaratën dhe mbyll gojët e liga!

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:26
Alketa Vejsiu

E vetmja grua që ka prezantuar festivalin? Kush e dëgjoi të thoshte këtë? Të paktën jo ata që e njohin mirë italishten dhe e kanë dëgjuar me vëmendje deklaratën e Alketa Vejsiut në Sanremo (me gjithë shpejtësinë e së folurës së saj). Edhe për këtë pjesë, Alketa Vejsiut iu desh të sqaronte publikun e gjerë – atë që mendoi se moderatorja dhe producentja artistike “bëri gafë” duke thënë se është e vetmja grua që ka drejtuar festivalin në gjithë këto vite të historisë së tij. Në fakt, Vejsiu ka thënë krejtësisht tjetër gjë.

E pyetur edhe për këtë deklaratë, në pamje të parë të guximshme, Alketa tha në "Opinion" se e gjithë ajo është interpretuar me dashakeqësi. Në fakt, pasi u transmetua edhe një herë momenti kur Vejsiu flet për festivalin e RTSH-së dhe rolin e saj në atë të fundit, ajo shton se për herë të parë, ky festival iu besua një drejtueseje artistike dhe njëkohësisht edhe prezantueseje. Këtë rol të dyfishtë, më herët nuk e kishte bërë asnjë grua.

“Pra, ju thoni që për herë të parë një drejtuese artistike, drejtuese artistike është prezantuesja?” – e pyeti Blendi: “Jo, drejtuese artistike është puna që ka bërë Amadeusi, që mori dhe ngriti një makanizëm të tërë sipas një vizioni individual, një festival të tërë dhe po, drejtuesi artistik ishte dhe prezantues dhe ky ishte roli që unë bëra këtë vit në festival, apo jo?"

“Me aq sa verifikova unë, ka një të drejtë që ju thoni, që nuk është ekzaktësisht ajo që është thënë në media. Ju thoni drejtuese artistike dhe jo prezantuese e festivalit…”

“Unë them drejtuese artistike dhe prezantuese isha e para që e bëra unë. Do të thotë nuk ishte një drejtues artistik burrë që më vuri si prezantuese, por ishte një drejtor televizioni burrë që më vuri dhe drejtuese artistike dhe prezantuese së bashku me Vera Grabockën, që duhet të ishte njeriu i parë që duhej të mërzitej, por që, por që, me tolerancë dhe zemërgjerësi, ka hapur gjithmonë rrugë në rrugën time drejt afirmimit dhe drejt suksesit, ndërsa gratë që kanë prezantuar në edicione të kaluara festivalin nuk kanë fare pse të ndihen të fyera. Me shumë respect, ato kanë shkruar historinë…”

“Ka patur drejtuese artistike, por nuk kanë qenë dhe prezantuese….” – shtoi më tej Fevziu, ndërsa Alketa konfirmoi edhe një herë: “Ekzakt dhe që nuk ka në krah një burrë në skenë… Unë nuk kam nevojë as të gënjej, as të krijoj. Unë e thashë këtë gjë, sepse ishte një festival që e kishte kauzë pozicionim e gruas në shoqërinë italiane, si një grua e forte, e suksesshme, e aftë etj. Kisha shumë dëshirë që në festival të shkoja me konfidencën e një vajze që kishte bërë të njëjtën gjë që bënte Amadeus në festivalin e Sanremos. Dhe këtë nuk e bëra sepse nuk respektoj paraardhëset e mia që kanë shkruar historinë …”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat