“Njerëzit nuk kanë të hanë ju shkoni jashtë shtetit”, ja çfarë mendon Dalina Buzi dhe vajzat për këto komente

Mediale Vip

“Njerëzit nuk kanë të hanë ju shkoni jashtë shtetit”, ja çfarë mendon Dalina Buzi dhe vajzat për këto komente

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:45
Love Likes Tirana

Përveç krijueses dhe producentes së  “Hostel by Anabel” dhe “Love Likes Tirana” Dalina Buzi, pjesë e emisionit “Tempora” u bë edhe Megi Pojani me Viola Gjolekaj. Dalina tregoi se vajzat kanë udhetuar edhe jashtë Shqipërisë për të xhiruar dhe Sonila Meço i pyet si i përgjigjen njerëzve kur i komentojnë se njerëzit nuk kanë bukë të hanë dhe ju bëni jetë luksi.

Sonila Meço: Njerëzit nuk kanë të hanë ju shkoni jashtë shtetit, si i përgjigjeni këtyre komenteve?

Dalina Buzi: Kinemaja duhet të japë pak ënderr. Sidomos si seriali i këtij lloji. Nëse nuk ke pak ënderr, nëse janë të gjithë të vuajtur dhe vuajnë të tërë për rrogën edhe qajnë për kilen e domateve domethënë, pastaj kalon në një program tjetër. 

Megi Pojani: Tek “Love Likes Tirana” kanë qenë të gjitha. Ka pasur njerëz që s’kishin të paguajnë qiranë, ka dhe njerëz që luftojnë përditë që përpiqen për të paguar faturat në fund të muajit, ashtu siç ka dhe të tjerë që punojnë dhe kanë një ekonomi mesatare, ashtu siç ka dhe të tjerë që mund të kenë më shumë të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat