Vajza e “The Rock” ndjek gjurmët e babait, gati të futet në sportin “Wrestling”

Mediale Vip

Vajza e “The Rock” ndjek gjurmët e babait, gati të futet në sportin “Wrestling”

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:59
The Rock me vajzen

Legjenda e “Wrestling”, Dwayne “The Rock” Johnson e ka udhëhequr edhe të bijën e tij në Wrestling.

The Rock ka njoftuar se Simone, 18 vjeç do të vazhdojë trashëgiminë e familjes së saj dhe ka filluar trajnimin në Wrestling.

Kështu Simone po ndjek hapat e babait të saj, por edhe të gjyshit dhe stërgjyshit të saj.

Ajo ka filluar trajnimin së bashku me yje të tjerë të ardhshëm të mundjes në WWE Performance Center në Orlando, Florida.

“Ëndrrat nuk janë vetëm për ëndërrimtarët. Jam krenar. Jetoni ëndrrën tuaj”, u shpreh The Rock në një postim në Instagram. 

Ndërsa vajza e tij u shpreh: “Të dish që familja ime ka një lidhje kaq personale me mundjen është vërtet e veçantë për mua dhe ndihem mirënjohëse për këtë mundësi, jo vetëm për të bërë wrestling, por për të vazhduar trashëgiminë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat