“E bëre Sanremon si të ishte Mars”; Alketa i përgjigjet komentuesit!

Mediale Vip

“E bëre Sanremon si të ishte Mars”; Alketa i përgjigjet komentuesit!

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Alketa Vejsiu

Paraqitja e Alketa Vejsiu në Sanremo u lakua shumë në mediat shqiptare e ato italiane. Ishte dicka e re për shqiptarët që një bashkëkombase e tyre të prezantonte festivalin më të rëndësishëm të këngës në Itali.

Alketa vetë ka vazhduar të bëjë postime të lidhura me këtë, por disa nga ndjekësit janë bezdisur.

“ Na e bërë legjendë, sikur ke shkuar në Mars”, i shkroi një ndjekës. Moderatorja iu përgjigj me qetësi: “E mo mirë mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tattoo “SANREMO”, do të të duket vepër e bukur dhe do e duash edhe ti këtë pjesëmarrje”!

Image
Insta

Ajo cfarë Alketa tha në skenën e Aristonit nuk kaloi pa polemika, megjithatë moderatorja e kishte në majë të gjuhës një përgjigje për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat