Producentia e “Love Likes Tirana”, tregon ku i ka gjetur lekët për këtë projekt

Mediale Vip

Producentia e “Love Likes Tirana”, tregon ku i ka gjetur lekët për këtë projekt

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 22:52
Love Likes Tirana

Krijuesja dhe producentia ekzekutive e “Hostel by Anabel” dhe  Love Likes Tirana, Dalina Buzi ka qenë e ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora.

Ajo ka folur për projektet e saj dhe nga i gjen lekët për t’i finalizuar.

Sonila Meço: Ku i gjen paratë Dalina? Televizionet janë në krizë, Shqipëria është në krizë?

Dalina Buzi: Unë paratë i gjej nga sponsorat, është një pjesë shumë e vështirë. Unë e them gjithmonë, ia kam thënë edhe ndjekësve të mi, njerëzit paguajn për këtë produkt, sidomos produktin e këtij viti që është nga ana cilësore dhe ana e videos fantastik. Njerëzit duhet të paguajnë sepse asgjë nuk merr falas. Unë mbështetëm tek sponsorat, funksionoj tamam si televizioni, natyrisht tarifat janë pak më të vogla, por jo shumë të vogla sepse mendoj që kam 10 vjet punë dhe mendoj që tashi kam krijuar një lloj besueshmërie. 

Sonila Meço: Ka interes biznesi për këtë lloj formati?

Dalina Buzi: Po patjetër, e para ka shumë biznese dhe kompani të fuqishme, qoftë dhe ato celulare kanë treguar shumë interes dhe kanë lëvizur në digital dhe plus që unë mbuloj një treg shumë të mirë për disa kompani sepse momentalisht Hosteli ka zgjerimin më të madh të audiencës që unë kam parë. Grupmoshat që e ndjekin nis nga mosha 10 vjeç dhe kanë shkuar deri në 45 vjeç. Pra është një grupmoshë shumë e madhe dhe në Youtube, targeti mashkull-femër është i barabartë. Janë shtuar shumë meshkujt dhe e kanë shumë qejf.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat