‘The Game’ bën tatuazh në fytyrë, në nderim të Kobe Bryant

Mediale Vip

‘The Game’ bën tatuazh në fytyrë, në nderim të Kobe Bryant

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 22:56
The Game

Reperi i njohur amerikan me famë botërore, ‘The Game’, ka bërë tatuazh në fytyrë në nderim të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik.

Artisti i njohur ka zgjedhur që të përkujtojë për gjithë jetën legjendën e basketbollit, duke vizatuar numrin 8, që ishte numri që mbante ai në fanellë, për ta përkujtuar atë gjithmonë.

Madje kjo nuk është e tëra, pasi reperi në fjalë ka paralajmëruar edhe një këngë për legjendën e NBA-së.

Kujtojmë që pas aksidentit të tmerrshëm, edhe legjenda e gjallë e NBA-së, Lebron James ka bërë tatuazh në nderim të Kobe Bryantit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat