Jessica Simpson thotë se nuk është ndjerë kurrë më ‘e lirë’ se sa në martesën e saj me Eric Johnson

Mediale Vip

Jessica Simpson thotë se nuk është ndjerë kurrë më ‘e lirë’ se sa në martesën e saj me Eric Johnson

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 06:45
Jessica Simspon dhe Eric Johnson

Jessica Simpson është hapur për mënyrën se si ajo ndihet në martesën e saj me Eric Johnson.

Nëna e tre fëmijëve së fundmi ka bërë një rrëfim në të cilin zbuloi detaje nga ditët më të errëta të jetës së saj, përfshirë kohën kur ishte viktimë e sulmit seksual, e më pas edhe për raportin që prindërit e saj kishin.

Në një intervistë të re me Us Weekly, Simpson, 39-vjeçe, ka folur rreth martesës, duke shprehur se është me fat se Johnson, 40-vjeç, lejon që të jetë saktësisht ajo që është.

“Në martesën me Eric, unë kurrë nuk jam ndjerë më e lirë me veten time”, ka thënë 39-vjeçarja për revistën.

Ajo më tej u shpreh se një arsye për lidhjen e saj me Johnson është se ai i pranon të metat e saj.

“Unë jam në këtë martesë dhe në këtë jetë me Eric në krah me vullnetin e lirë”, tha më tej biondja.

Komentet e Simpson në lidhje me martesën e saj të dytë janë kontrast me mënyrën se si e përshkruan lidhjen me ish-partnerin Nick Lachey.

Simpson e zbuloi atë në librin e ri “Open Book” se bashkimi i tyre erdhi me shumë grindje.

Ajo ishte vetëm 22-vjeçe dhe Lachey, i njohur për faktin se ishte në grupin e djemve “98 Degress”.

Ndërkaq, Jessica është e martuar nga viti 2014 me lojtarin e futbollit amerikan, Eric Johnson. Çifti i famshëm kanë tre fëmijë: Birdie Mae Johnson, Maxwell Drew Johnson dhe Ace Knute Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat