Teuta Selimi merr vëmendje me pozën e re, ndërsa kritikohet nga fansat për paraqitjen e ekspozuar

Mediale Vip

Teuta Selimi merr vëmendje me pozën e re, ndërsa kritikohet nga fansat për paraqitjen e ekspozuar

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 06:48
Teuta Selimi

Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Teuta Selimi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Ajo numëron mbi 173 mijë ndjekës vetëm në Instagram, dhe në këtë rrjet të popullarizuar nuk mungojnë pozat atraktive nga ana e saj.

Së fundmi, biondja 44-vjeçare ka mahnitur me pozën e re, derisa shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe me stil të ri të flokëve, të kthyer në balluke.

Përkundër pozës joshëse, artistja Selimi ka befasuar fansat me paraqitjen e ekzagjeruar pasi të tillë nuk e kemi parë më herët.

Të shumta ishin komentet dhe reagimet e ndjekësve, të cilët e kritikuan tejet shumë për veshjen.

Në anën tjetër, Teuta është mjaft e angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore, madje është një prej këngëtarëve më të kërkuara në treg.

Ajo është duke punuar në prurje të reja, ndërkohë që i fundit mbetet “Ja fala” me tre milionë kilikime në kanalin zyrtar, YouTube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

♠️

A post shared by Teuta Selimi (@teutaselimi__) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat