Surpriza! Mihrije Braha zbulon klipin me këngën e fundit, dedikuar Shën Valentinit

Mediale Vip

Surpriza! Mihrije Braha zbulon klipin me këngën e fundit, dedikuar Shën Valentinit

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 08:11
Mihrije Braha

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me origjinë nga Mitrovica – Mihrije Braha ka vendosur që fansat e saj t’i befasojë me një këngë premierë.

Por edhe me një videoklip, ku ajo shfaqet edhe më e rinuar, si të mos njohë moshë.

Këngëtarja e mirënjohur pritet ta publikojë këngën e saj më të re, një ditë para festës së Shën Valentinit.

Në videoklipin e saj, pralajmërohet se Mihrija Braha do të paraqitet si të ishte mes divave të muzikës botërore, si Madona, Jnifer Lopez etj.

Një foto e veshur me pallto të zezë nga videoklipi, se si do të duket e famshmja Mihrije Braha, e cila këtë nëntor mbush 54-vjeçe, tregon se ajo nuk njeh moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat