Aulona Musta bën një ndërhyrje kirurgjikale, nuk do ta besoni çfarë ka ndryshuar

Mediale Vip

Aulona Musta bën një ndërhyrje kirurgjikale, nuk do ta besoni çfarë ka ndryshuar

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 08:18
Aulona Musta

Aulona Musta është një ndër gazetaret dhe moderatoret më pa komplekse në Shqipëri, e cila nuk heziton të thojë hapur mendimin e saj.

Prej disa kohësh, të gjithë e njohim për motivimin që përpiqet tu japë të gjithëve për të mbajtur trupin në formë.

Falë palestrës, ajo ka arritur linja shumë të mira trupore por mesa duket nuk paska qenë e kënaqur në maksimum me paraqitjen.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit televiziv, Aulona ka bërë për herë të parë një ndërhyrje, por jo në trup. Moderatorja ka rimodeluar hundën dhe rezultatet i ka bërë publike me anë të një shkrimi në Instagram.

Në videon ku tregonte pamjen e re, Aulona shkroi: "Epo përshëndeteni pak hundën time të re. Këtu jam dy orë pasi kisha hequr atë gjënë te hunda, që akoma s’e kam marre vesh si quhet. Allçia hundës më duket."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat