Mihrije Braha rikthehet me këngën “Kollaj”

Mediale Vip

Mihrije Braha rikthehet me këngën “Kollaj”

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 16:37
Mihrije Braha

Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha është kthyer me këngë të re pas një pauze të gjatë në skenë.

“Kollaj” mban titullin projekti i saj më i ri, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Astrit Halimi dhe Lul Vushtrria.

Ky videoklip i është besuar produksionit “M Production”, si një nga bashkëpunëtorët e përhershëm të Mihrijes.

Këngën tashmë e gjeni të lansuar në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku ky rikthim i artistes shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat