“Nxehet” Ilda Bejleri: A u shfrytë o shqiptar

Mediale Vip

“Nxehet” Ilda Bejleri: A u shfrytë o shqiptar

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 18:23
Ilda Bejleri

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Ilda Bejleri së fundi po akuzohet se ka shkaktuar një aksident trafiku, ku ka mbetur e lënduar një grua.

Ndërsa, një gjë e tillë është mohuar nga vet prezantuesja e cila tha se ka edhe dëshmi që makina e saj ishte e ndalur, në momentin kur gruaja u rrëzua teksa po kalonte rrugën.

Ila pas reagimeve që bëri mbrëmë, sot ka ardhur me një tjetër reagim, duke thënë se portalet që kanë shpifur do të përballën me të.

Postimi i saj i plotë:

E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be ksaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja ska pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!! E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar!
Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtu nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar un te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim! Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten!
E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje! Ndersa per portalet Dritare.net dhe Tema do kujdesem vete qe te paguajne per cdo mashtrim qe kane thene! Shpifje Shpifje Shpifje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat