Miq apo në një lidhje dashurie? Çfarë e lidh Greg Ramën me moderatoren e njohur

Mediale Vip

Miq apo në një lidhje dashurie? Çfarë e lidh Greg Ramën me moderatoren e njohur

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 14:50
Greg Rama

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, ka qenë shumë i komentuar në mediat rozë kohët e fundit.

Ditën e Shën Valentinit , Gregu ka qenë në shoqërinë e moderatores Xhesi Muçaj. Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar dhe foton ku shihet shumë pranë tij dhe e shoqëron me përshkrimin: “Bestie”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie shoqërore mes tyre, por fakti që ishin bashkë për Shën Valentin nxiti dyshimet për diçka më shumë mes dyshes.

Image

Muçaj tashmë e ka fshirë foton nga rrjeti i saj social Instagram. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim, nëse ata do konfirmojnë diçka të tillë apo jo.

Kujtojmë se Greg u përfol për një lidhje me Kristi Reçin, e cila humbi jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat