Gigi dhe Zayn na bëjnë dhuratë për Shën Valentin, konfirmojnë lidhjen

Mediale Vip

Gigi dhe Zayn na bëjnë dhuratë për Shën Valentin, konfirmojnë lidhjen

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:06
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Dita e Shën Valentinit ishte plot me surpriza nga VIP-at. Zayn Malik dhe Gigi Hadid, çifti që gjithmonë ndahen dhe pajtohen na kanë bërë një dhuratë për ditën e të dashuruarëve, duke konfirmuar dyshimet tona rreth tyre.

Gigi Hadid ua bëri shumë të qartë ndjekësve të saj se ajo nuk ishte vetëm këtë Shën Valentin.

Ajo postoi një foto të Zayn duke thënë: “Hey Valentin Z në fermë”.

Image

Ajo shtoi dhe një datë “dhjetor 2019”. Dhjetori ishte muaji, kur tabloidët filluan të shfaqin dyshimet se çifti ishte pajtuar sërish, por asnjë prej tyre nuk komentoi atëherë.

Duket se Gigi e ka ruajtur këtë lajmërim për ditën e të dashuruarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat