Zbulohet Arsyeja pse Princ William nuk e mban unazën e martesës në gisht

Mediale Vip

Zbulohet Arsyeja pse Princ William nuk e mban unazën e martesës në gisht

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:29
Princ Uilliam

A e keni vënë re ndonjëherë se unaza në gishtin e Princ Uilliam mungon?

Epo nëse jo, ju themi ne se ai nuk e ka vendosur kurrë unazën e martesës. Duka i Cambridge, i cili u martua me Kate në vitin 2011, zgjodhi të mos e vërë unazën e martesës për një arsye shumë të thjeshtë.

Ai nuk është një burrë i bizhuterive. Një funksionar i pallatit ka shpjeguar: “Duka i Cambridge nuk i ka qejf bizhuteritë dhe për këtë arsye, nuk ka vendosur ndonjëherë. Ka vendosur që të mos i vërë as pas martese. E gjitha varet nga preferencat personale dhe William e Kate e kanë diskutuar atë privatisht”.

Me unazë apo jo, që William është i martuar nuk është sekret. Rreth 2 miliardë njerëz janë mbërthyer para ekranit për të ndjekur dasmën shumë vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat