Nuk ka divorc! Fotografia e re e Meghan Markle me Harryn tregon të vërtetën e historisë së tyre

Mediale Vip

Nuk ka divorc! Fotografia e re e Meghan Markle me Harryn tregon të vërtetën e historisë së tyre

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 07:20
Meghan Markle me Harryn

Që kur u shpërngulën nga Britania drejt Kanadasë, Princ Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar për herë të parë në Ditën e Shën Valentinit.

Të dy duken tepër të lumtur dhe me buzëqeshje në fytyrë, gjë që hedh poshtë spekulimet se janë në proces ndarje.

Ata mbërritën nga Shtetet e Bashkuara në Kanada së bashku me djalin Archie. Dukesha doli e para nga aeroplani dhe shoqërohej nga bashkëshorti.

Meghan kishte veshur një këmishë, xhaketë dhe xhinse të zeza ndërsa Harry ishte veshur sportiv me bluze, xhinse dhe kapele.

Më parë, qarkulluan lajme se Meghan dhe Harry ishin në proces divorci pasi u përfol se nisën debate mes çiftit sepse hoqën dorë nga detyrimet mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat