Dukesha Kate zbulon të pathëna rreth fëmijërisë së saj

Mediale Vip

Dukesha Kate zbulon të pathëna rreth fëmijërisë së saj

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:08
Kate Middleton

Kate Middleton së fundmi, ajo është treguar e hapur të flasë për më shumë se 30 minuta në një intervistë të sinqertë për mëmësinë, fëmijërinë e saj dhe pasionet e saj të hershme.

Kate u shfaq në një episod special të podcastit të Giovanna Fletcher, “Happy Mum, Happy Baby”. Dukesha foli hapur për rolin e saj si nënë e tre fëmijëve, George-it, Charlotte-s dhe Louis-it.

Kate Middleton na ka treguar dhe një foto të vogëlushes së saj, Charlotte duke mbledhur lule. Ajo shpjegon rëndësinë e të qenit në natyrë në ajër të pastër.

Kate rrëfeu për gjyshen e saj, edukimin që dëshiron t’u përcjellë fëmijëve dhe dashurinë për të kaluar kohë jashtë. “Unë kisha një gjyshe të mrekullueshme, e cila na kushtoi shumë kohë. Luante me ne, bënte art dhe punime dore, na çonte në serra, gatuante me ne… Prandaj unë përpiqem të përfshij shumë nga aktivitetet që ajo bënte me ne, në kohën që kaloj me fëmijët e mi”, -shprehet Kate, e cila thekson edhe rëndësinë e vendit dhe njerëzve me të cilët fëmijët kalojnë kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat