Flora shkëlqen në "Miss Germany 2020", miset prezantohen me veshjet e saj

Mediale Vip

Flora shkëlqen në "Miss Germany 2020", miset prezantohen me veshjet e saj

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:19
Flora Suldashi dhe anëtarja e jurisë Dagmar Woehrl

Finalistet e Miss Gjermanisë, që është mbajtur me 15 shkurt, janë veshur me kreacionet e dizajneres nga Prishtina, që jeton dhe vepron në Hamburg, Flora Suldashi.

16 vajzat shkëlqyen me veshjes e Florës dhe kurora nga Dolce Gabana, para 2500 mysafirëve të pranishëm dhe mediave të shumta, përcjell Bota sot.

Ndryshe, korporata Miss Germany është korporatë 90 vjeçare dhe se bashkëpunimi i Flora Suldashit me këtë korporatë vazhdon tash 7-8 vjet. Me këtë Flora dëshmon lojalitetin dhe profesionalizmin dhe vendos themelet për një traditë të re.

Image
Në prapaskenë

Më poshtë mund të shihni fotografi nga eventi dhe të Florës me anëtare të jurisë e moderatoren.

Image
Miset dhe juria
Image
Miset me veshja nga Flora Suldashi dhe kurora nga Dolce Gabana
Image
Pamje nga eventi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat