Edhe reperi G4shi uron Pavarësinë e Kosovës

Mediale Vip

Edhe reperi G4shi uron Pavarësinë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:52
G4shi

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një urim nuk ka munguar as nga reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi.

Ashtu si Rita Ora, Dua Lipa e shumë yje të tjera edhe Labinot Gashi kontribuoi në njohjen e Kosovës jashtë trojeve shqiptare, duke qenë kështu gjithnjë krenar për vendin dhe historinë e tij.

Ai së fundmi shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i uruar kosovarët me një fotografi nga koncerti ku shfaqet i veshur me një bluzë me shqiponjën dykrenare.

“Çdo ditë është dita e Kosovës në botën e Gashit”, ka shkruar reperi në imazhin e ndarë në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, gjersa pranoi urime të shumta edhe nga ndjekësit.

Reperi shqiptar e ka potencuar në shumë prej intervistave të tij se vjen nga Kosova, dhe se është shumë krenar për origjinën e tij.

I njëjti edhe këtë vit ishte pjesë e festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Everyday is Kosovo day in Gashi World. ??

A post shared by GASHi (@gashi) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat