Genta dhe i dashuri turk bëjnë shqiponjën për festën e Pavarësisë së Kosovës

Mediale Vip

Genta dhe i dashuri turk bëjnë shqiponjën për festën e Pavarësisë së Kosovës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 08:21
Genta dhe i dashuri turk

Genta Ismajli po shijon lidhjen me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Që nga koha kur ajo bëri publike romancën nuk i ka kursyer as postimet përkrah tij, madje ato janë të shpeshta.

Por, Genta nuk e ka lënë anash që partneri të saj të ri të ia mësoj gjuhën shqipe, apo traditat.

Për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së vendit, Genta ka mësuar të dashurin e saj ta bëjë shqiponjën me duar.

Çifti në disa video të publikuara nga Genta në Instagram shihet në makinë teksa dëgjojnë këngën e Arif Vladit “Marshi UÇK”, ndërsa në një momente ata bëjnë shqiponjën dykrenare.

Ndryshe, Genta përveç që po përjeton dashurinë në Turqi, ajo poashtu pritet të sjell një projekt muzikor me reperin turk, Eypio.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat