Tayna e falënderon publikisht fansen e cila ia lidhi këpucën gjatë performancës

Mediale Vip

Tayna e falënderon publikisht fansen e cila ia lidhi këpucën gjatë performancës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:35
Doruntina Shala

Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si Tayna është njëra prej artisteve më të kërkuara për momentin në estradën muzikore shqiptare.

Së fundmi në rrjet qarkulloi një video në të cilën shihet një fanse e rep-artistes duke ia lidhur këpucën asaj në mes të koncertit. E për këtë gjest, Tayna ka vendosur ta falënderojë publikisht vajzën.

“I dua shumë fansat e mi. Sinqerisht e vlerësoj dashurinë që ma dhuroni. Faleminderit vajzës në fjalë, kushdo që je, ta ha zemrën. Bota ka nevojë për më shumë gra si ti”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat