Zgjidhet “Miss Gjermania”, kjo është 35-vjeçarja që mori titullin

Mediale Vip

Zgjidhet “Miss Gjermania”, kjo është 35-vjeçarja që mori titullin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:56
Leonie von Hase

Është zgjidhur “Miss Gjermania”.

Sipërmarrësja Leonie von Hase ka marrë epitetin si më e bukura e Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja.

Ishte konkurrentja më e madhe (35 vjeç) për nga mosha dhe një nënë beqare, por ky fakt nuk e ka penguar aspak që ëndërrën e saj ta bëj realitet.

Image
Leonie von Hase

Për herë të parë në historinë e konkursit të bukurisë, nuk ka pasur një sfilatë me bikini për aspirantet Miss, të vlerësuara nga një juri vetëm me femra.Leonie, që ishte Miss Schleswig-Holstein, ka marrë kurorën e më të bukurës duke fituar mbi 22-vjeçaren Miss Bavaria dhe 23-vjeçaren Miss.

Ndryshe, finalistet e Miss Gjermanisë, që është mbajtur me 15 shkurt, janë veshur me kreacionet e dizajneres nga Prishtina, që jeton dhe vepron në Hamburg, Flora Suldashi.

16 vajzat shkëlqyen me veshjet e Florës dhe kurora nga Dolce Gabana, para 2500 mysafirëve të pranishëm dhe mediave të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat