Pak orë para se ish-e dashura t’i vetëvritej, Harry Styles u sulmua me thikë nga një grabitës

Mediale Vip

Pak orë para se ish-e dashura t’i vetëvritej, Harry Styles u sulmua me thikë nga një grabitës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:49
Harry Styles

Harry Styles u la i tronditur pasi u grabit nga një kërcënues me thikë në ditën e Shën Valentinit.

Ish-këngëtari i “One Direction”, 26 vjeç, ishte në një natë jashtë në Hampstead në Londër kur u përball me një burrë që e kërcënonte.

Grabitësi nxori një thikë dhe i kërkoi para, mësoi The Mirror.

Ai veproi shpejt dhe i dorëzoi paratë, për fat të mirë grabitësi e la muzikantin të padëmtuar.

Një burim i tha The Mirror: “Ai në të vërtetë shpëtoi mjaft mirë, duke ia dhënë shpejt paratë sulmuesit, dhe duke e mbajtur kështu veten të qetë”.

“Kuptohet edhe pse kjo ngjarje e la atë shumë të tronditur më pas”, tregoi më tej burimi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë para se super modelja e njohur Caroline Flack, e cila ishte ish-e dashura e Harryt, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër të shtunën më 15 shkurt.

“Duke pasur parasysh se si Caroline humbi jetën e saj të nesërmen, presionet e një albumi të ri dhe një shfaqje në Brit Awards këtë mbrëmje, është e drejtë të themi se kjo është gjëja e fundit që Harryt i duhej”, shtoi burimi.

Policia Metropolitane konfirmoi incidentin për The Mirror.

Një zëdhënës tha: “Policia po heton raportet e një grabitjeje me thikë në Spaniards Road, Hampstead. Oficerët u kontaktuan të shtunën, më 15 shkurt në lidhje me incidentin që ndodhi në ora 23:50 të premten, 14 Shkurt”.

Harry pritet të ecë sonte me tapetin e kuq në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve në Angli, Brit Awards 2020, ku edhe do të performojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat