Korab Shaqiri doktoron në kompozim

Mediale Vip

Korab Shaqiri doktoron në kompozim

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:10
Korab Shaqiri

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës.

Ai ka fituar tashmë zyrtarisht titullin doktor, në degën e kompozimit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur pjesë nga ceremonia e dekretimit të doktorëve të rinj të kësaj dege.

“Sot në Universitetin “Shën Kirili & Metodij” në Shkup, u zhvillua ceremonia e përurimit të doktorëve të rinj të shkencave. Falënderoj Zotin që më dha shëndetin, familjen time që më qëndroi pranë në çdo moment, Lulka Jasharin, mentorin tim të nderuar Akademik Stojan Stojkov si dhe bashkpuntorët e mi. Dr. Korab Shaqiri – kompozim”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që këngëtari dhe kompozitori ka marrë nga ndjekësit e tij.

Korab Shaqiri përndryshe numëron një numër të madh hitesh ndër vite, të cilat janë pëlqyer nga fansat e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat