Fatma dhe Alfio i nisën shëtitjet nga liqeni me djalin!

Mediale Vip

Fatma dhe Alfio i nisën shëtitjet nga liqeni me djalin!

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:09
Fatma Methasani me familjen e saj

Në fund të janarit, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, u bënë prindër për herë të parë.

Çifti aq i dashur për publikun duket nuk ka pritur më gjatë për ta nxjerrë djalin e tyre, Noah, për shëtitje nga liqeni, edhe pse koha nuk është ngrohur ende mirë. Ka mjaftuar dita e bukur me diell që dyshja të zbresë në vendin më të preferuar për të lëvizur me fëmijë të vegjël për shkak të ajrit të pastër dhe natyrës.

“Familje e lumtur”- ka shkruar Alfio në krah të fotos, që i tregon të dy të përkulur gjithë përkushtim mbi karrocë për të kontrolluar gjendjen e vogëlushit të tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat