Vetëm 9-muajsh: Djali i Almedës dhe Tolgës flet shqip

Mediale Vip

Vetëm 9-muajsh: Djali i Almedës dhe Tolgës flet shqip

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:50
Almeda dhe Tolgahan Sayisman me djalin e tyre

Në maj të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit.

Çifti në çdo intervistë shprehen të lumtur për mrekullinë që ka ardhur në jetën e tyre.

Së fundmi Almeda dhe Tolga festuan Shën Valentinin në një restorant në Stamboll, ku u përballën me gazetarët.

Gjatë intervistës çifti zbuloi shumë për marrëdhënien e tyre dhe djalin, Efehanin.

Tolgahan dhe Almeda treguan se fjala e parë që tha vogëlushi ishte "Baba", më pas tha "Dede" (Gjysh) dhe më pas tha "Nona" në shqip.

Almeda tregoi se i flet vetëm shqip djalit prandaj vogëlushi po mëson pak nga të dyja gjuhët.

Të pyetur nëse po mendojnë për një fëmijë të dytë, Tolgahani e shprehu menjëherë dëshirën për ta bërë Efehanin me motër ose vëlla ndërsa Almeda u shpreh se është ende herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat